Mbështetje akademike për studentët e Inxhinierisë
Zgjidhni seancë individuale, me 2 studentë, në grup normal ose në grup privat. Secili tip mund të zhvillohet fizikisht ose online, sipas lëndës dhe mundësive të instruktorit.
Më shumë hollësi për tipet e seancaveKëtu publikohen vetëm disa nga seancat në grupet e hapura. Për kurse apo lëndë të tjera duhet të kontaktoni me qendrën.
Kontakto qendrënBashkohu në një grup që po plotësohet, ose pyet për hapjen e një grupi të ri.
Ftoni miqtë tuaj dhe bëhuni pjesë e grupeve tona, ose krijoni grupin tuaj. Me orientimin dhe mbështetjen tonë, mund t’i kuptoni temat siç duhet, të përgatiteni me më shumë siguri për provimet dhe të ndërtoni dije që ju shërbejnë përtej provimeve.
Kur studioni me miqtë dhe keni orientimin e duhur, suksesi bëhet më i lehtë, përgatitja më e qartë dhe i gjithë procesi më pak stresues.
Lëndët ku na kërkohet më shumë ndihmë. Klikoni për më shumë informacion.
Na tregoni si ishte përvoja juaj. Formulari zgjat vetëm 2–3 minuta dhe mund të plotësohet edhe në mënyrë anonime.
Përgjigje të shkurtra për kurset, formatin, kohëzgjatjen dhe mënyrën e regjistrimit.
Kurset janë për studentët e Inxhinierisë, veçanërisht për programet e Universitetit Politeknik të Tiranës, si edhe për studentë të universiteteve private ose të huaja me programe të ngjashme.
Kurset mund të zhvillohen fizikisht në Tiranë ose online, sipas lëndës, grupit dhe marrëveshjes me studentët.
Një kurs standard zgjat zakonisht 5 seanca nga 90 minuta. Për lëndët më të vështira mund të nevojiten deri në 7 seanca.
Na shkruani në WhatsApp duke treguar lëndën, fakultetin dhe mënyrën e kursit që preferoni. Qendra ju orienton për grupin, orarin dhe instruktorin e përshtatshëm.
Jo. Qendra Einstein nuk ofron dhe nuk ndërmjetëson zgjidhjen e tezave gjatë zhvillimit të provimit. Kjo bie ndesh me parimet tona themelore: ne synojmë t’ju ndihmojmë ta kuptoni lëndën, të përgatiteni seriozisht dhe ta arrini suksesin me forcat tuaja, jo përmes rrugëve të shkurtra.
Na shkruani në WhatsApp. Ju përgjigjemi zakonisht brenda pak orëve.